Shkenca: Ata që s'mund të çohen herët, janë të lindur që të mos çohen herët
‘’Njerëzit e mëngjesit’’ dhe ‘’hutat e natës’’ janë të lindur të tillë.
Shkenca ka vërtetuar idenë se ka ‘’njerëz të mëngjesit’’, ‘’njerëz të natës’’ dhe ata në mes. Këto janë të quajtura kronotipe. Të gjithë kemi kronotipe, ashtu siç të gjithë kemi një gjatësi trupore.
Të ndëgjojmë trupin, apo t’i përshtatemi zakoneve të gjumit të shumicës së njerëzve?
Zbulimet kanë rezultuar se orët tona të brendshme ndikohen nga gjenet, dhe janë shumë të vështira për t’u ndryshuar. Nëse nuk jeni një njeri i mëngjesit, me shumë gjasë nuk do të bëheni kurrë një i tillë, të paktën deri sa të fillojë efektet e plakjes- raporton VOX.
Nëse ne tentojmë të jetojmë ndryshe nga qe kërkon trupi ynë, shëndeti ynë me shumë gjasë do të dëmtohet. Mospërputhja mes kohës sonë të brendshme, dhe kohës së botës reale, ëshë e lidhur me sëmundjet e zemrës, depresionin, e të tilla.
E gjithë kjo përbën një arsyje që ne të ndëgjojmë trupin tonë, e jo alarmin e orës.
Trupi juaj është një orë:
Për të kuptuar se pse disa janë ‘’njerëz të mëngjesit’’ e të tjerë ‘’huta të natës’’, shërben më së miri sistemi cirkadian (qarkullues) i trupit. Trupi është një orkestër organesh, secili prej tyre kryen një funksion esencial. Në këtë metaforë, ritmi qarkullues është dirigjenti.
Gjëja më e rëndësishme për të ditur rreth sistemit cirkadian është se nuk kontrollon vetëm kur jeni të përgjumur, është diqka që funksionon non-stop, në çdo organizëm.
Për njerëzit qofshin të mëngjesit apo të natës, gjithçka sistemi cirkadian kontrollon, është i vonshëm. Sistemi i tyre cikardian nuk fillon të prodhojë përgjumje deri më vonë. Ata edhe lirojnë hormone të stresit me vonë se mesatarja.
Shumica e njerëzve e arrijnë kulmin e vigjilencës rreth orës 10 të mëngjesit, por njerëzit e mbrëmjes e arrijnë disa orë më vonë.
Të jeni person i mëngjesit apo natës është e lindur, gjenetike dhe shumë e vështirë ta ndryshoni:
‘’ Orët tona nuk funksionojnë saktësisht në një cikël 24 orësh. Ato janë më afër 24.3 orë, që do të thotë, çdo ditë orët e trupit tonë duhet të kthehen mbrapsht nga pak për të qëndruar në orar’’- thonë ekspertet.
Për pjesën më të madhe, dielli kujdeset për këtë orar. Ekspozimi ndaj dritës stimulon orën kryesore të trurit, për ti kthyer ato tre të dhjetat të një ore.
Personat e natës janë më të ndjeshëm ndaj ekspozimit të dritës. Drita në çdo kohë të ditës, i thotë trupit se është koha për të qenë zgjuar. Në ditët e sotit, drita nga pajisjet teknologjike i shtyn disa njerëz të natës të qëndrojnë zgjuar edhe më gjatë.
Kur ora jonë nuk është e sinkronizuar me atë të shoqërisë, shëndeti ynë vuan:
Kur personat janë jashtë sinkronizimit që shkencëtarët e quajnë ‘’vonesë sociale’’, shkakton stres tek ata dhe kjo gjë mund të dëmtojë shëndetin.
Kur personat përjetojnë vonesë sociale, ata shpesh do të përpiqen ta kompensojnë gjumin në vikende. Kjo është një gjë edhe më e bezdisshme për trupin dhe e bënë edhe më të vështirë zgjimin të hënën.
Kronotipet e vonshme mund të jenë në një rrezik të madh për depresion dhe sjellje të rrëzikshme, si pirja e duhanit.
Nëse ata që flenë vonë duan të zgjohen herët, kjo do të jenë një goditje e dyfishtë për ta. Ata do të jenë jashtë sinkronizimit më shoqerinë, gjë që streson trupin, dhe do të jenë të përgjumur.
Faza e vonuar e gjumit është shumë, shumë e vështirë për t’u trajtuar:
Për ta trajtuar këtë gjë, duhet vigjilencë konstante dhe është shumë e vështirë për ta mbajtur të tillë.
Trajtimi më I lehtë është një kombimin i terapisë me dritë dhe melatoninë. Ekspozimi ndaj dritës në mëngjes, ndihmon në rivendosjen e orës së trupit në një kohë më të hershmë.
Kjo mund të aplikohet me llamba speciale, ose edhe me përpjekje për të dalë herët jashtë duke iu ekspozuar dritës natyrale.