Muhaxheri: Komuna nuk menaxhon me institucionin ku është ushtruar dhunë ndaj të moshuarës
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar ndaj dhunës që është ushtruar ndaj një të moshuare në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Komuna e Pejës nuk menaxhon me asnjë institucion, i cili ofron shërbime geriatrike!
“Komuna e Pejës nuk menaxhon me asnjë institucion i cili ofron shërbime geriatrike! Ftoj publikisht inspektoratin e shëndetësisë dhe organet e rendit që të trajtojnë këtë rast”, ka thënë Muhaxhiri.

Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.
Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.
Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.
Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.
Ngjarja ka ndodhur në një dom të pleqve privat në Pejë, i cili quhet “Orenda”.
Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU.