Mirena: Me parkingun dhe dyqanet në kampus të UP-së ia kemi dhuruar edhe një argument Kishës së kriminelit Arkan
Parkingu nëntokësor i sapo lëshuar në funksion pranë Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ka ngjallur shumë reagime për pjesën e sipërme të parkingut ku janë do të operojnë disa biznse private.
Analisti Ilir Mirena, përmes një statusi në Facebook ka shkruar rreth këtij parkingu duke e ndërlidhur me Kishën ortodokse serbe të ndërtuar në vitet 90-ta.
Mirena thotë është parkingu dhe dyqanet i kanë krijuar një argument “Kishës s kriminelit Arkan”
Statusi i plotë:
Kam frikë (s’di kush thojke “qofsha i gabuar” ) që me këtë parkingun dhe dyqanet në kampus të Univerisitetit të Prishtinës ia kemi dhuruar edhe një argument Kishës së kriminelit Arkan të ndërtuar në oborr të UP-së gjatë fashizmit të Millosheviqit.
Tash kanë me thanë “nëse bon me shite pleskavica e hamburgera në oborr te UP’së, pse s’bon me ju lut edhe Zotit?”…
Plus e kanë një vendim për ndërtimin e saj (Kishës) të nënshkruar nga një shqiptar i “ndershëm”, Hamdi Vraniqi (baba i Erzen Vraniqit të VV-së)…
Çdo ditë jemi kah e çimentojm thënien e famshme se “një lladik e gjun gurin, e nja 100 të tjerë s’une e nxjerrin”.