Matoshi: Elvis Hoxha, Vetëvendosjen po e stërpik me fashizëm - NACIONALE

Matoshi: Elvis Hoxha, Vetëvendosjen po e stërpik me fashizëm

4 vjet më parë

nga Gazeta Nacionale

Analisti politik Halil Matoshi gjuhen e Elvis Hoxhës ndaj kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, e ka quajtur fashite.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri Albin Kurti duhet ta dënoi publikisht qasjen fashiste e racizmin kulturor të Elvis Hoxhës.

Elvis Hoxha, Vetëvendosjen po e stërpik me fashizëm! Albin Kurti duhet me e dënu n’publik qasjen fashiste e racizmin kulturor të Elvis Hoxhës ndaj Rrahman Jasharit dhe mēsimdhânsave kosovarë, përndryshe regjimin e tij po e ngjyros me të zezën! P.S. Në këtë çast unë marr anën e Rrahman Jasharit dhe do të luftoj me të gjitha mjetet kundër fashizmit!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme