Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, Selmanaj: Këto janë qëllimet e Serbisë - NACIONALE

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, Selmanaj: Këto janë qëllimet e Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pasi Lista Serbe ka vendosur t’i braktisë institucionet e vendit.

Selmanaj përmes një postimi relativisht të gjatë në Facebook, ka shkruar se ky hap ka qenë një projekt disa vjeçarë i politikës fashiste të Serbisë.

Me tutje, ai ka thënë se “ajo çka është tepër shqetësuese tanimë pjesë e këtij plani me ose pa vetëdije është bërë edhe qeveria e Kosovës me Kryeministër Kurtin”

Në shkrimin e tij, Deputeti Selmanaj, ka numëruar pasojat që mund t’i këtë Kosova nga situata e re politike.

Qëllimi i këtij projekti është që procesi 10 vjeçarë i dialogut të shpallet i dështuar, dhe të gjitha marrëveshjet e arritura të anulohen. Kjo pastaj do nxirrte nevojën për organizimin e një Konference Ndëkombëtare e cila do vendoste në tavolinë të gjitha opcionet e mundshme dhe me këtë do e legjitimonte narrativen e Serbisë që shteti i Kosovës është projekt i pa përmbyllun. Kjo do ishte fatale për shtetin tonë. Kjo do vinte në dilemë pakon e Ahtisarit, Aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mbi 100 njohjet si dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me 2010 e cila kishte vulosur ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me konstatimin se “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare””, ka shkruar Selmanaj.

Anëtari i LDK-së reagimin e tij e ka mbyllur duke thekësuar se vetëm kordinimi shumë i ngushtë me SHBA-te dhe aleatët perëndimorë mund t’i jep epilog pozitiv marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Postimi i tij original:

Çka ndodhi sot në veri?

Lista Serbe ka mbajtur një mbledhje sot në orët e para të ditës së shtunë, ku u diskutua në lidhje me gjendjen aktuale në veri. Aty morën pjesë të gjithë liderët e Listës Serbe, por u panë edhe zyrtarë policorë të Kosovës nga veriu i vendit.

E një vendim i rëndësishëm, por i pritur, ka ardhur nga ky takim: Lista Serbe ka vendosur të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës.

"Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri"- theksoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas takimit.

Ky takim i thirrur nga Lista Serbi vjen pas vendimit të institucioneve të Kosovës për ta pezulluar Nenad Gjuriqin, drejtor i policisë për rajonin e veriut, pasi i njëjti refuzoi ta zbatonte vendimin e Qeverisë Kurti për targat.

Rakiqi, kryetar i Listës Serbe, tregoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Veprimi i Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për targat në disa faza, i ka zhgënjyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Ata kanë thënë se Kosova ka të drejtë për zbatimin e ligjshmërisë në tërë territorin e Kosovës, por se kjo duhet të bëhet në koordinim me ndërkombëtarët.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për moslejimin e qarkullimit të automjeteve me targa ilegale në Kosovë, i shkallëzuar në katër pjesë, i cili ka filluar të zbatohet më 1 nëntor, ka sjellë telashe në terren, pasi policët serbë e kanë refuzuar zbatimin e tij.

Lajme të ngjashme