Gruda para seancës konstitutive: Pas 16 shtatorit vendosim a do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese - NACIONALE

Gruda para seancës konstitutive: Pas 16 shtatorit vendosim a do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

1 orë më parë

nga NACIONALE

Përparim Gruda i Partisë Demokratike të Kosovës tha se si parti do të shohin pas 16 shtatorit nëse do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kuvendit që po mban seancë konstitutive të pasafatshme.

Ai tha se tejkalimi i afateve kushtetuese nuk e përjashton detyrimin për konstituim anipse ka dilema mbi kushtetuetshmërinë dhe legalitetin e një kuvendi të konstituuar në atë mënyrë.

“Tjerat i deklarojmë në seancë. Kryetari Hamzta do të ketë adresim. Kuvendi duhet të themelohet qoftë edhe pas afatit kushtetues. Shkelja e afatit nuk e zhbën detyrimin për konstituim. Mirë që erdhëm këtë ditë, e shpresoj të mos jetë lojë e radhës politike. Vendimet që dalin nga ky kuvend mendoj që e vendos në pikëpyetje dhe kushtetuetushmërinë dhe legalitetin e këtij kuvendi. Por këtë do ta shohim. Mas 16 shtatorit jemi në kapitull të ri dhe pastaj vendosuim nëse çështja do të shkojë në gjykatë kushtetuese,” tha ai.

Lajme të ngjashme