Ky është djali dëshmor i gruas së moshuar që u sulmua sot në qendrën "Orenda" në Pejë
Nëna e tij sot u bë kryetemë në mediat nacionale, për shkak se ishte viktimë e një sulmi nga një infermiere në një shtëpi pleqsh në Pejë.
Taulant Nura është dëshmor i vendit që ra për atdhe në moshë të hershme.
Këtë e konfirmoi edhe motra e tij në prononcimin për RTV Dukagjinin pas rastit bizar që ngjau sot në qendrën "Orenda".

Kujtojmë se Nacionale para pak çastesh publikoi edhe videon ku shihet Minire Nura, bashkë me vajzën Zhenetën, teksa bëhen gati për ta liruar shtëpinë ku kishte qëndruar deri më tani.
