Krasniqi për Bukoshin: Mendimi i tij politik më i freskët se disa prej politikanëve të sotëm - NACIONALE

Krasniqi për Bukoshin: Mendimi i tij politik më i freskët se disa prej politikanëve të sotëm

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka komentuar intervistën e fundit të Bujar Bukoshit dhënë gazetarit Mero Baze.

Nacionale transmetoi disa nga pjesët më interesante të kësaj interviste, ndërsa Krasniqi i komentoi këto përmes rrjetit social "Facebook".

Ai lavdëroi paraqitjen mediatike të ish-kryeministrit në ekzil të Kosovës, duke thënë se mendimi i tij politik është më i freskët se i disa prej politikanëve të sotëm.

"Duke e njohur angazhimin e Bujarit nga viti 1989 e këndej, me gjithë vështirësitë, moskuptimet, gabimet dhe kundërthëniet që e kanë përcjellë punën e tij dhe punën e lëvizjes sonë për pavarësi, jam i bindur se kontributi i tij për Kosovën do të vlerësohet shumë më shumë në të ardhmen, se sa që është vlerësuar deri sot", shkroi ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme