Bujar Bukoshi: Liderët kosovarë s'duhet të sillen si njerëz vetëm të fitoreve, të zhvishen nga demagogjia populiste - NACIONALE

Bujar Bukoshi: Liderët kosovarë s'duhet të sillen si njerëz vetëm të fitoreve, të zhvishen nga demagogjia populiste

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi ka dhënë një intervistë interesante për gazetarin Mero Baze.

Mes shumë çështjesh të diskutuara e për të cilat ne do t'i zgjerojmë veç e veç, ai ka folur edhe për lëvizjet e fundit rreth një marrëveshjeje potenciale mes Kosovës e Serbisë.

Bukoshi kritikoi liderët kosovarë duke thënë se duhet të zhvishen nga demagogjia populiste dhe të mos bëhen si njerëz vetëm të fitoreve.

"Jo nuk jam në dijeni, por arrij ta marr me mend se është një nga ato përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të krijuar klimë besimi tek firmosja e një marrëveshjeje përfundimtare. Ajo që duhet të bëjë qeveria e Kosovës, është të zhvishet nga demagogjia populiste dhe të jetë transparente me publikun duke thënë se çfarë ka në favor dhe çfarë nuk ka në favor Kosova në këtë moment, pra siç thuhet “ku është qari dhe ku zarari”...

Ata që tani për tani janë në krye të punëve nuk duhet të sillen si njerëz që kanë lindur vetëm të fitojnë. Duhet të sillen si njerëz që po luftojnë dhe kur lufton edhe mund të pësosh diçka. Mund ta humbësh ndonjë betejë, por s’bën ta humbësh luftën", tha Bukoshi.

Lajme të ngjashme