Kosovacentristi Spahiu e ‘bekon’ si kosovacentrist Konjufcën: Më parë ishte kosovoperiferik
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka komentuar intervistën mbrëmshme të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca
Spahiu në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se “Glauk Konjufca konvertohet nga Kosovaperiferik në Kosovacentrik, ankohet pse Serbia nuk e njeh kombin Kosovar”, pasi ai tha se "Serbia nuk e pranon si komb Kosovën"
“As Serbia neve nuk na pranon si komb, Kosova menon që nuk ekziston”, ka thënë Konjufca në videon e shpërndarë nga Spahiu.
Përndryshe Spahiu njihet si përkrahës i kombit kosovar
E Konjufca mbrëmë në intervistë me Adriatik Kelmendin ka folur për shumë çështje, politike por edhe ato të sigurisë për Kosovën, me theks të veçantë për propozimin franko-gjerman.
