Koci denoncon një rast të kontrollimit bizar që një burrë kosovar i bën gruas së tij me telefon - NACIONALE

Koci denoncon një rast të kontrollimit bizar që një burrë kosovar i bën gruas së tij me telefon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati, Arianit Koci, në proflin e tij në Facebook, ka denocuar një rast të tmerrshëm, ku një burrë kosovar po e kontrollon në mënyrë bizare gruan e tij përmes telefonit.

Koci ka thënë se gruaja është e detyruar e detyruar nga burri i saj që sa është në vendin e punës ta lë telefonin hapur për të dëgjuar burri i saj.

Sipas Kocit, ajo telefonin duhet ta mbajë edhe gjatë kohës kur është në toalet.

Burri maniak dhe i çmendur, në shoqëri dhe rreth njihet si njeri normal. Madje, edhe shitet si frajer e tip modern.”, ka shkruar Koci ndër të tjera në Facebook.

Nuk dihet nëse për rastin në fjalë janë njoftuar autoritetet e rendit dhe ligjit.

Reagimi i avokatit Koci:

Dhuna ndaj gruas, e sidomos ajo psiqike, te ne në Kosovë në disa raste është e paimagjinueshme.

Brutale dhe morbide.

Zonja, sa është në orar të punës, gjithë kohën duhet ta lerë linjën e hapur në viber.

Burri në anën tjetër të telefonit, dëgjon krejt çka po ndodhë në vendin e punës së gruas; me kend dhe çka po flet.

Madje, edhe në toalet, gruaja duhet ta ketë telefonin me vete.

Problem shumë i madh - fesatë, po i del zonjës, kur po ndalet rryma apo po ka probleme me interenet.

Për këtë kontrollim/komunikim burri ia ka blerë gruas, telefonin dhe numrin e veçantë.

P.s.

Burri maniak dhe i çmendur, në shoqëri dhe rreth njihet si njeri normal. Madje, edhe shitet si frajer e tip modern.

Lajme të ngjashme