KESCO informon konsumatorët për tarifën e rikyçjes që OSSH do ta zbatojë nga 1 shtatori 2026 - NACIONALE

KESCO informon konsumatorët për tarifën e rikyçjes që OSSH do ta zbatojë nga 1 shtatori 2026

1 orë më parë

nga NACIONALE

KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, informon konsumatorët se ka pranuar njoftim zyrtar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) lidhur me fillimin e zbatimit të tarifës së rikyçjes, e cila do të hyjë në fuqi më 1 shtator 2026, në përputhje me Rregullën për Shkyçje dhe Rikyçje të miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Sipas njoftimit të OSSH-së, nga 1 shtatori 2026 do të aplikohet tarifa e rikyçjes për konsumatorët që janë shkyçur nga rrjeti për shkak të mospagesës së detyrimeve financiare dhe që kërkojnë rikyçjen e furnizimit me energji elektrike.

Kjo tarifë do të aplikohet krahas tarifës së shkyçjes, e cila tashmë është në fuqi, në përputhje me rregullativën e ZRRE-së.

Me qëllim të informimit në kohë të konsumatorëve, KESCO do ta publikojë këtë njoftim përmes kanaleve të saj zyrtare të komunikimit dhe do ta përfshijë atë edhe në faturat mujore që do të shpërndahen gjatë muajit gusht.

KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që faturat e energjisë elektrike t'i paguajnë brenda afateve të përcaktuara në faturë, në mënyrë që të shmangin procedurat e shkyçjes dhe kostot shtesë që lidhen me shkyçjen dhe rikyçjen e furnizimit me energji elektrike.

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme