“Keqpërdori gatishmërinë”, Kurti kritikohet pas sulmeve ndaj grevës e sindikatave - NACIONALE

“Keqpërdori gatishmërinë”, Kurti kritikohet pas sulmeve ndaj grevës e sindikatave

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Takimi i shumëpritur mes kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, nuk ka sjellur asnjë rezultat. Kurti ka vazhduar me “sulmjet” e tij ndaj SBAShK-ut, ndërsa këta të fundit kanë lajmëruar se greva do të vazhdojë. Opozita e analistë të shumë janë treguar kritikues ndaj shefit të ekzekutivit.

Ora 8 e mëngjesit ishte caktuar si koha kur më në fund, pas 3 jave greve, Kurti do t’i takonte Këshillin Grevistë të BSPK-së.

Por, përkundër takimimit, palët nuk gjetën ndonjë marrëveshje, që do të trasonte rrugëdaljen nga greva.

Tymi i bardhë” ka munguar, gjersa palët janë rikthyer në pozicionet e tyre fillestare.

Kritikat ndaj kritikave të Kurtit

Kryeministri i Kosovës u tregua shumë kritikë ndaj SBAShK-ut dhe posaçërisht Rrahman Jasharajt.

Nga partitë opozitare, të parët që reaguan ndaj Kurtit ishte partia e Ramush Haradinajt.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës theksoi se Kurti e keqpërdori gatishmërinë e sindikatave, duke mos ofruar zgjidhje për grevën.

Për Grupin Parlamentar të AAK-së, takimi i sotëm i Kurtit me sindikatën ishte dashur të ofrojë zgjidhje dhe nesër të fillojë mësimi. Sot kryeministri e keqpërdori gatishmërinë e sindikatave duke mos ofruar zgjidhje dhe duke synuar tua tregoj vendin dhe t’i përçajë këto sindikata. Askujt sot nuk i intereson se si ka folur kryeministri brenda takimit, sot secilit prej nesh i intereson që nesër të fillojë mësimi, sot nuk u ofrua zgjidhje edhe njëherë u shtua arroganca e pushtetit dhe egoja e cila e karakterizon këtë qeveri”, ka thënë Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së.

Deri më tani, dy partitë e tjera opozitare, LDK e PDK, ende nuk kanë thënë fjalën e tyre për takimin e sotëm mes Qeverisë dhe sindikalistëve.

Ndaj Kurtit kanë reaguar edhe analistët politikë.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen ndaj SBAShK-ut.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri Kurti sot grevistëve nuk iu ka dhënë asnjë mundësi për ta ndërpre grevën në këtë sektor.

Kurti ua paska ba një ofertë sindikatës, që mos me iu jep as më të voglën mundësi me ndërpre grevën! 320 mijë nxënës në mëshirën e fatit”, ka shkruar ai.

Ndërsa, Ilir Mirena, analist, ka shkruar se është i brengosur për gjendjen emocionale të kryeministrit Kurti.

Për besë, ja ka nisë me m'shqetësu gjendja e tij. U kurthu i ngrati nëpër deluzionet e tij konspiracioniste. Është kryeministër i Kosovës, për ata po shqetësohem, se jo për të personalisht.”, shkroi ndër të tjera z.Mirena.

Çfarë tha Kurti?

Në fjalën e tij të gjatë në konferencë për media, Kurti vazhdimisht sulmoi sindikatën. Madje, ai tha se sindikatave nuk u intereson arsimi e as greva, dhe se për më vonë do të kuptohet se çfarë qëndron prapa.

Me të gjitha këto masa të qeverisë sindikata do të duhej të kishte festë jo grevë. Por do ta shohim se çka del më vonë. Nuk është në pyetje arsimi e as arsimtarët”, theksoi ai.

Kurti në konferencë theksoi se ai nuk shantazhohet, e as nuk bën pazare.

Kryeministri nuk bën pazare”, ka thënë Kurti.

Tutje, shefi i ekzekutivit akuzoi grevistët se nuk interesohen për fatin e të tjerëve, duke përmendur punëtorët që paguhen shumë më pak se mësimdhënësit.

Ata me mua janë sjellur thua se buxheti është paraja ime. 80% të punëtorëve në Kosovë janë në sektorin privat. 20% janë në publik. Duhet të kenë parasysh patjetër një qasje universale, përderisa ballafaqohesha me një dëshirë partikulare. Kanë kërkuar 100 euro, ne ua kemi dhënë 50. O krejt o hiç thoshin ata. Nuk është e drejtë kjo llojë logjike e shantazhit dhe bërjes pazar. Në pyetjen e tyre se qeveria ka para, sërish nuk e kanë ndjenjën e shtresave që janë edhe më të varfëra”, deklaroi më tutje kryeministri.

Kujtojmë që pas takimit, Jasharaj ka njoftuar se greva do të vazhdojë.

Lajme të ngjashme