"Mbeta, thashë ku jom": Çka ndodhi në takimin e fundit mes Kurtit dhe Jasharajt ku pati edhe sharje? - NACIONALE

"Mbeta, thashë ku jom": Çka ndodhi në takimin e fundit mes Kurtit dhe Jasharajt ku pati edhe sharje?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nesër do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Palët do të mundohen ta gjejnë gjuhën e përbashkët për ta përmbyllur grevën e filluar tash e 18 ditë.

Retrospektiva

Të rikthehemi në kohë dhe të kujtojmë se çka ndodhi në takimin e fundit mes tyre. Përveç Jasharajt, aty ishin përfaqësuesit sindikalë të punëtorëve shëndetësorë, zjarrfikësve, doganave dhe punëtorëve të policisë.

Ka qenë 4 marsi i vitit 2020. Diçka më tepër se një muaj pas votimit të qeverisë Kurti I, gjë kjo e regjistruar me 3 shkurt.

Detaje nga ky takim kishte dhënë ish-kryetari i FSShK-së, Blerim Syla.

Sulmi

Sipas Sylës, Kurti kishte hedhur fillimisht akuza ndaj nënkryetarit të SBAShK-ut, Ymer Ymeri.

“Zoti Kurti, atakimin e parë e ka pasë për Ymer Ymerin. [I ka thënë] se ti je militant i PDK-së, se ti je kështu e ashtu. Kjo është gjuha që e ka përdorë,” – tha fillimisht ai.

Menjëherë pastaj, i është kthy me pyetje sindikatës së policisë: sa policë i keni të vramë, dhe a janë të vramë para apo pas Pavarësisë?” – vazhdoi Syla.

Nuk dihet pse është bërë një ndarje e tillë, apo pse e donte një informacion të tillë i pari i qeverisë.

“Me një moment, m'u ka drejtu mu: “ti doktor ke lidh memorandum me fashista”. Unë meta. Thashë ku jom. Thashë, kush jon fashista? Më tha “Ti e ke bo memorandumin me Kadrinë [kryetar i Kuvendit] Ramushin [kryeministër] etj. etj. Jo more, ata jonë shqiptarë,” – i tashë. “Le që jon fashista [më tha], po jon Ali Shukria, Sinan Hasana,”” përfundon rrëfimi i padëgjuar i z. Syla.

Lajme të ngjashme