Albin Kurti pas takimit me Jasharajn i hyn konspiracioneve: S'është në pyetje arsimi, e merrni vesh javët e ardhshme - NACIONALE

Albin Kurti pas takimit me Jasharajn i hyn konspiracioneve: S'është në pyetje arsimi, e merrni vesh javët e ardhshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Këshillin Grevist, ka dalur në një konferencë për media. Aty ka folur për diskutimet në takim, ku ishte pjesë edhe Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Arsimit.

Kurti tha se në takim, sindikalistëve ua dhanë edhe tri oferta të tjera.

“Si shtesë kësaj pakoje ua thamë edhe tri gjëra sot në takim. Oferta shtesë ishte kjo: do të jemi pjesë përmbajtësore e diskutimeve për Ligjin e Pagave. Ne atyre ua dhamë lajmin të parët se këtë javë fillon diskutimi publik. Dy të tjerat ishin që bashkërisht me BSPK-në do ta bëjmë reformën në sistemin pensional që të bajmë diferencimin e kategorive të ndryshme duke e hequr atë pragun famëkeq prej 15 vjet përvojë pune. Edhe për këtë u zotuam sot. Dhe tjetra, që te barnat esenciale do të shtojmë 10 milionë euro. Ata thanë se do të konsultohemi me anëtarësinë, kur dolën nga takimi thanë vazhdon greva. Nuk e di çfarë anëtarësie është ajo që reduktohet në një telefonatë”, deklaroi kryeministri Kurti, raporton Nacionale.

“Ata me mua janë sjellur thua se buxheti është paraja ime. 80% të punëtorëve në Kosovë janë në sektorin privat. 20% janë në publik. Duhet të kenë parasysh patjetër një qasje universale, përderisa ballafaqohesha me një dëshirë partikulare. Kanë kërkuar 100 euro, ne ua kemi dhënë 50. O krejt o hiç thoshin ata. Nuk është e drejtë kjo llojë logjike e shantazhit dhe bërjes pazar. Në pyetjen e tyre se qeveria ka para, sërish nuk e kanë ndjenjën e shtresave që janë edhe më të varfëra”, deklaroi më tutje kryeministri.

Kurti tha se një sindikatë normale do të duhej që sindikatat të kishin festë e jo grevë.

“Me të gjitha këto masa të qeverisë sindikata do të duhej të kishte festë jo grevë. Por do ta shohim se çka del më vonë. Nuk është në pyetje arsimi e as arsimtarët”, theksoi ai.

Kurti zbuloi detaje për kërkesat që Rrahman Jasharaj ia tha në takim.

“Në takim më është thënë kryeministër lëviz. Për këtë arsye edhe njëherë kërkoi që nxënësit të shkojnë në shkolla e mësimdhënsit të shkojnë në shkolla. Të parët të mësojnë, e të dytët të japin mësim. Nuk bën bojkot shtetit sepse shkolla është shteti. Nuk është e vërtetë që s’ka pasur komunikim dhe dialog, dhe kjo tregohet sot. Problemi që kemi nuk është për shkak të komunikimit. Në takim disa herë mu tha le të dalim prej kësaj situate edhe ju edhe ne. Edhe qeveria edhe SBAShK-u”, deklaroi kryeminsitri i vendit.

Kurti foli pak edhe për Ligjin e Pagave.

“Ne kemi pasur takime dhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me sindikatat e sot e kam takuar Këshillin Grevist me kryetarin dhe anëtarët e këshillit. Gjithësej janë zhvilluar së paku 30 takime ndërmjet qeverisë dhe sindikatave. Procedimi i Ligjit të Pagave ka qenë kërkesë e kahmotshme, të cilës rrugës i është shtuar 100 euro shtesë. Greva nisi 8 ditë pasi qeveria njoftoi për Ligjin e Pagave. Ligji për Paga do të dalë në konsultim publik këtë javë. I kemi marrë për bazë të gjitha kërkesat e tyre dhe në Ligjin e Pagave, të gjitha kategoritë e arsimit janë trajtuar në mënyrë të veçantë. Mësuesit do ta kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë. Do të eleminojmë padrejtësië ndaj punëtorëve të sektorëve të arsimit. Kemi ofruar mbështetje për zhvillim profesional të tyre. E kemi rritur buxhetin për arsim për 12%. Kemi përuruara abetaren e përbashkët, bursa për nxënësit e komuniteteve”, deklaroi kryeministri Albin Kurti.

Pas takimit, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se nga takimi nuk ka pasur marrëveshjes, pasi që qeveria nuk ka lëvizur për kërkesat e sindikatave.

Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur me kryeministrin Kurti, ministren Nagavci dhe ministrin e Financave, Murati. Takimi ishte goxha i gjatë. Të dyja palët i kanë thënë gjërat e veta. Ua rikujtuam gjërat tona ligjitime e kërkesat. Ata na treguan për angazhimet. Takimi ishte përmbajtësor, por për momentin nuk kemi ndryshime. Qeveria qëndron në deklaratat lidhur me pakon. Ne qëndrojmë me kërkesat tona, që të ndikojmë pozitivisht në ligjin e pagave. Ne insistuam që shuma e përmendur, që nuk është pranuar nga askush, të lëvizë. Ishim të gatshëm të bëjmë ndonjë kopromis, por qeveia mbeti te shuma e proklamuar e pakos. Por e mira në këtë situatë është që filloi dialogu”, tha Jasharaj pas takimit

Lajme të ngjashme