Hoxha: Tregojuni analfabetëve se Kosova nuk i ka dhënë asgjë Serbisë dhe nuk i jep - NACIONALE

Hoxha: Tregojuni analfabetëve se Kosova nuk i ka dhënë asgjë Serbisë dhe nuk i jep

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Fadil Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Hoxha ka shkruar se Kosova nuk i ka dhënë asgjë Serbisë dhe nuk i jep

Duhet me ju tregu dikush këtyre analfabetëve funksional në politikë, qoftë edhe "profesorë" e militantë të pushtetit në Kosovë, se Kosova nuk i ka dhënë kurgjë Serbisë dhe nuk i jep. Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran sipas kriterrve më të ashpra të së drejtës ndërkombltare, të përcaktuara në nenin 1 të Konventës së Montevideos për "të drejtat dhe përgjegjësitë e shteteve", ka shkruar ai.

“Megjithatë, për shkak të refuzimit të disa shteteve për të njohur pavarsinë e Kosovës dhe me qëllim të normalizimit të raporteve ndërshtetërore të Kosovës me Serbinë janë bërë marrëveshje me Serbinë dhe do të bëhen edhe më tutje me qëllim të avansimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës e që kanë qëllim sigurinë dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës”, vazhdon Hoxha.

Lajme të ngjashme