Hoxha i VV-së sulmon Abdixhikun dhe Krasniqin: Nuk janë të rinj, veç përsërisin tezat e Isës e Hashës
Elvis Hoxha i Vetëvendosjes ka bërë një sulm të papritur ndaj kryetarit të PDK-së dhe atij të LDK-së, Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut respektivisht. Çka tha Hoxha?
Hoxha sulmoi pikërisht ‘rininë’ e dy liderëve të partive opozitare.
“...Këta të rinj janë tashmë të vjetër,” – thotë z. Hoxha në statusin e shpërndarë në Facebook. Ai argumenton se janë të vjetër Krasniqi e Abdixhiku për shkak të “besnikërisë së tyre ndaj ish kryetarëve”.
“Këta janë të rinj që jetojnë falë plakut. Ata e dinë se nuk iu mbetet asgjë për të thënë nëse nuk përsërisin tezat e Isës dhe Hashës.” – u shpreh z. Hoxha në profilin e tij në Facebook.
Megjithatë, për hir të së vërtetës, LDK-ja nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut ka pasur disa përplasje me ish kryetarin Isa Mustafa, apo edhe të tjera figura të rëndësishme të kësaj partie si Skënder Hyseni e Melihate Tërmkolli.
