DISKRIMINIM: Hotel Garden refuzon çiftin gay të hyjë në hotel, u kërkohet certifikatë martese - NACIONALE

DISKRIMINIM: Hotel Garden refuzon çiftin gay të hyjë në hotel, u kërkohet certifikatë martese

4 vjet më parë

nga Vullnet Krasniqi

Është një nga hotelet më të privilegjuara nga pushteti i Vetëvendosjes. Aty mbahen shumë mbledhje dhe punëtori të organizuara nga Qeveria e Kosovës. Madje aty është mbajtur edhe mbledhja e përbashkët e dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Por jo vetëm kaq.

Aty janë mbajtur edhe disa aktivitete që kanë të bëjnë me vetë komunitetin. Megjithatë, në “Hotel Garden” që merr dhjetëra mijëra euro nga shteti dhe nga organizatat që mbrojnë të drejtat e LGBTQ+, nuk u shërbehet çifteve gay. Kështu ka ndodhur me një çift kosovar, të cilët edhe kanë xhiruar të gjithë situatën.

Çka ka ndodhur?

Hotel Garden ka disa oferta për klientët e tij. Ofertat e tyre janë për çifte. Por sipas Hotel Garden, çifti mund të jetë vetëm mes burrit dhe gruas. Një çift mes dy burrash për ta nuk vlen. Kjo qasje homofobike e tyre, nuk i kishte shkuar në mendje Danit, një pjesëtari të komunitetit LGBTQ+ nga Kosova i cili së bashku me të dashurin e tij kanë shkuar për të pushuar në këtë hotel. Atyre u është dashur të kalojnë nëpër një proces që asnjë çifti tjetër heteroseksual nuk iu kërkohet.

“Shoku jem Dani ka shku në Hotel Garden për me pushu, e ju është refuzu shërbimi, është futë në pozita të palakmueshme duke i kërku certifikatë martesore, e besa kanë ofru edhe evidencë tjetër që janë çift”, ka shkruar Lend Mustafa, një aktivist i njohur i komunitetit në Kosovë.

Në disa video që ai i ka postuar në Facebook, recepsionistja e hotelit dëgjohet teksa u shpjegon se çka mendon ajo për çiftet, dhe se si duhet të jetë një çift që të hyjë në hotel ose të përfitojë nga ofertat për çifte në hotel.

Recepsionistja në video i thotë që oferta vlen vetëm për çifte burrë-gru (gjë që nuk ka qenë e cekur në ofertë), masnej thotë që nuk ka vend, e në fund krejt, thotë "s'po du mi lonë me hi, pse me hi", shpjegon Lendi.

Gjithë kjo histeri që ka ndodhur nga hoteli është munduar më pas të lahet përmes një kërkim-falje që i është dërguar çifit gej.

Megjithëse përmes një e-maili kanë tentu me kërku falje, sjellja e Marigonës qartazi ka tendenca homofobike. Pallavrat që nuk ka vend në hotel po zbulohen në fund të bisedës, që Marigona veç s'po don me i lonë me hi”, ka shkruar Lendi.

Lend Mustafa që vetë punon në CEL, organizatën që merret me të drejtat e komunitetit e që ka qenë prezent aty në disa ngjarje që janë mbajtur në “Garden”, ka shprehur inatin nga kjo ngjarje.

Më së shumti po më vjen inati sa aktiviteti është zhvillu në atë hotel pikërisht për çështje të tilla! Shpresoj që shoqëria civile të ketë në konsideratë ndaj Danit e shumë personave të tjerë LGBTI, e ta bojkotojë derisa politikat e brendshme të Hotelit Garden të kenë çasje të respektueshme për të gjithë pa dallim”, ka shkruar Lendi.

Lajme të ngjashme