Grupi i Aktivisteve Feminist me aksion simbolik: Dhunuesit mund t’i gjeni n’komente n’rrjetet sociale - NACIONALE

Grupi i Aktivisteve Feminist me aksion simbolik: Dhunuesit mund t’i gjeni n’komente n’rrjetet sociale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grup i aktivisteve dhe aktivistëvë feminist kanë ndërmarrë një aksion simbolik për ta denoncuar dhunën dhe ngacmimet seksuale në Mitrovicën e Veriut.

Përmes një aksioni para Prkurorisë Themelore në Mitrovicën e Veriut kanë dënuar dhunën seksuale ndaj një vajze të mitur nga një taksist 72- vjeçar.

Në aksionin e tyre simbolik kanë ftuar Prokurorinë t’i hetojë edhe ngacmimet dhe nxitjet për dhunë seksuale në rrjetet sociale.

"Përmes një aksioni para Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, pas rastit ku një e mitur u përdhunua në një taksi nga një 72 vjeçar, kërkuam që Policia e Kosovës t’i inspektoj komentet të cilat bëjnë thirrje për shtypjen e grave, dhunimin dhe në raste të caktuara edhe për vrasje", thuhet në komunikatën e Grupit të Aktivistëve/eve Feminist/e.

“Dhunuesit mund t’i gjeni n’komente n’rrjetet sociale”, thuhet në njërin nga banerët e aksionit simbolik.

Duke konsideruar që gjuha si mjet komunikimi përdoret edhe për ligjerim, ne jemi të shqetësuara që në vazhdimësi po ushqehen masat kundrejt ekzistencës së grave, pastaj po e ushqejnë dhunën fizike dhe ngacmimet seksuale. Këto ligjerime duhet të ndalen, që të parandalohet edhe një rast tjetër e tjetër”, thuhet tutje në komunikatën e grupit që ka marrë përgjegjësinë për protestën simbolike në faqën e tyre në Facebook.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e tyre të plotë:

DENONCOJMË DHUNUESIT E NGACMUESIT POTENCIAL

Të shqetësuara me rastet e shumta të dhunës që në vazhdimësi po ndodhin në Kosovë, ne sot i denoncuam komentuesit në hapësiren e botës virtuale përkatësisht në rrjetet sociale, të cilët vazhdojnë ta promovojnë e ushqejnë frymen e dhunshme ndaj grave e vajzave, edhe të miturave.

Përmes një aksioni para Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, pas rastit ku një e mitur u përdhunua në një taksi nga një 72 vjeçar, kërkuam që Policia e Kosovës t’i inspektoj komentet të cilat bëjnë thirrje për shtypjen e grave, dhunimin dhe në raste të caktuara edhe për vrasje.

Duke konsideruar që gjuha si mjet komunikimi përdoret edhe për ligjerim, ne jemi të shqetësuara që në vazhdimësi po ushqehen masat kundrejt ekzistencës së grave, pastaj po e ushqejnë dhunën fizike dhe ngacmimet seksuale. Këto ligjerime duhet të ndalen, që të parandalohet edhe një rast tjetër e tjetër.

Dhunesit potencial, i gjeni në hapësirat publike, në ato private dhe më lehtë të identifikueshëm i gjeni në hapësirat e botës virtuale tek rrjetet sociale. Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë dështuar t’i mbroj gratë, kanë dështuar të ju ofrojnë siguri - prandaj përgjegjes për vrasjet e grave, dhunën fizike ndaj tyre, ngacmimet seksuale dhe pabarzitë është krye-këput shteti, i përcjellur me të gjitha instancat e sigurisë e drejtësisë të cilët nuk arritën ta shtrijnë sovranitetin e shtetit për gratë.

Gratë po vriten pse janë gra, pa dallim përkatësie etnike, moshe, apo orientim seksual.

Lajme të ngjashme