Gjendet i vdekur në liqenin e Badovcit 76-vjeçari që ishte raportuar i zhdukur
Është gjetur i vdekur në liqenin e Badovcit një burrë i moshës 76-vjeçari që ishte shpallur i zhdukur.
Gazetari dhe fotografi i Nacionales po qëndron në vendin e ngjarjes, ku tashmë policia ka siguruar zonën dhe po pritet që të tërhiqet trupi i pajetë.
Më tej, ata kanë bërë të ditur se edhe djali i viktimës është parë në vend të ngjarjes.

Lajmin për gjetjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:30, nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin mashkull G.G, i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit.” – ka thënë ajo.


Viktima ishte raportuar i zhdukur më datën 17 prill.