Gazetari i sigurisë: Reagimi i Kurtit për vrasjen e gruas në QKUK është skandaloz - NACIONALE

Gazetari i sigurisë: Reagimi i Kurtit për vrasjen e gruas në QKUK është skandaloz

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i sigurisë, Mentor Gjergjaj, e ka cilësuar si skandaloz reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

Gjergjaj në një shkrim në Facebook, ka thënë se ky është “tjetër plumb” për viktimat, dhe se ato po përdoren për populizëm e mesazhe politike.

“Jo vec reagim SKANDALOZ, por nje tjeter 'plumb' per dy viktimat, perdorimi i vrasjes se tyre makaber per popullizem e mesazhe politike. E TMERRSHME.”, tha ai.

Ndërkohë, siç ka raportuar gazeta Nacionale më herët, i dyshuari ende nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Nacionale ka mësuar se trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga vendi i ngjarjes nga IML.

Gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj, e cila po raporton nga vendi i ngjarjes, ka mësuar se viktima ishte e shtrirë në repartin Obstetrik dhe ishte në javën e fundit të shtatzënisë.

Lajme të ngjashme