Mustafa: Albin Kurti po abuzon me Avni Deharin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka bërë me di se Albin Kurti është duke abuzuar me kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehatin.
Ai ka shprehur keqardhje për trajtimit që lideri i VV-së po i bën deputetit Dehari.
Në një konferencë për media, para ndërtesës së Qeverisë, Mustafa ka thënë se demin më të madh Kosovës po ia bën Albin Kurti dhe Avni Dehari.
“Albin Kurti po abuzon me Avni Deharin. Atij i ka rastisur mosha të jetë kryesues i seancës, ai nuk është i zgjedhur në atë pozitë dhe përgjegjësitë e tij janë vetëm teknike: të thërras mbledhjen konstituive të Kuevndit dhe të kryesoi atë mbledhje derisa të zgjedhën trupat udhëheqëse të Kuvendit. Por ajo çka po ndodh deri me tash është abuzim total. Neve na vjen keq duke pas parasysh rrethanat e z Avni Dehari dhe moshën që ka”, ka thënë Mustafa.