Hoxhaj, Kurtit: Liroje zyrën, o deputet uzurpator
Partia Demokratike e Kosovës edhe sot ka vazhduar aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Deputetët e kësaj partia sërish janë vendosur në hyrje të Kryeministrit për të bllokuar hyrjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Duke e komentuar këtë aksion, deputetit i kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka shprehur një kërkesë për Kurtin.
“PDK nuk zbrapset. Liroje zyrën o deputet uzurpator”, ka shkruar Hoxhaj, duke iu drejtuar Albin Kurtit.