PDK-ja sërish ia zë derën Kurtit - NACIONALE

PDK-ja sërish ia zë derën Kurtit

51 minuta më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës edhe sot ka vazhduar aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Deputetët e kësaj partia sërish janë vendosur në hyrje të Kryeministrit për të bllokuar hyrjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një njoftimin të PDK-së është bëtë me dije qëllimi i këtij aktiviteti.

Sipas kësaj partie, Kurti duhet të jetë në Kuvend për të konstituar Kuvendin e Kosovës.

Edhe sot jemi para Qeverisë për t’i thënë Albin Kurtit dy gjëra: E para: në këtë ndërtesë je uzurpator. E dyta: eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve. Do të vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues dhe fitoren e Republikës”, është thënë në njoftimin e PDK-së.

Duke e komentuar këtë aksion, deputetit i kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka shprehur një kërkesë për Kurtin.

PDK nuk zbrapset. Liroje zyrën o deputet uzurpator”, ka shkruar Hoxhaj, duke iu drejtuar Albin Kurtit.

Lajme të ngjashme