Elvis Hoxha poston fotografi me flamur të SHBA-së: UÇK-ja ngjarja më e ndritur e shqiptarisë - NACIONALE

Elvis Hoxha poston fotografi me flamur të SHBA-së: UÇK-ja ngjarja më e ndritur e shqiptarisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, aktivist i njohur i LVV-së dhe pjesë e Kryesisë së kësaj partie, ka reaguar pas deklaratës së Aida Dërgutit, ish-deputet e LVV-së, e cila tha se Hoxha ka qenë kundër bombardimeve të NATO-së.

Në postimin e tij, z.Hoxha ka theksuar se për të “lufta çlirimtare e Kosovës është ngjarja më e ndritur e shqiptarisë”.

Pastaj shpifën se kam qenë kundër UÇK-së. Për mua lufta çlirimtare e Kosovës është ngjarja më e ndritur e shqiptarisë së kohëve moderne. Kam shkruar sa kam mundur për ngjarjen më të ndritur e më të suksesshme të kombit shqiptar. Do të shkruaj sërish, sepse është thënë shumë pak mbi vlerat e shumëfishta të saj në gjenerimin e vazhdueshëm të kombit dhe në shtetimin e shqiptarisë.

Pastaj shpifën së kam qenë kundër ndërhyrjes së NATO-s. Kundër kësaj shpifjeje mund të sjellë vetëm një foto. Aty jam me Xhavit Arifin dhe Halit Kadriu. Me Halitin kryenim atëherë studimet në Francë.”, shkroi ndër të tjera z.Hoxha.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme