E parkoi veturën, por vetura u lëshua dhe e rrëzoi nga një mur i lartë: Vdes një person në Prizren
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mushnikovë të Prizrenit.
Atje, një person pasi e kishte parkuar veturën, kishte dashur t’ia vendos disa gurë. Në atë moment vetura lëviz, dhe e godet duke e rrëzuar nga një muri i lartë.
“Rreth orës 12:17 në fshatin Mushnikovë të Prizrenit është raportuar për një person të gjetur pa shenja jete. Sipas informacioneve fillestare, viktima, pasi kishte parkuar veturën dhe po vendoste një gur për siguri, është goditur nga lëvizja prapa e automjetit dhe është rrëzuar nga një mur mbi 6 metra i lartë”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit.
“Fillimisht është konstatuar se kishte shenja jete, por gjatë transportit drejt Ambulancës së Reçanit ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore relevante, gjithashtu është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar fillimin e rastit ‘Hetim i Vdekjes’. Rasti është në hetim”, tha ai.