Dyshime se miku i Durmishit përfitoi edhe dy tenderë, Olluri ironizon: Krejt dhe drejt
Analisti Parim Olluri ka ironizuar pas raportimeve se shokët e zëvendësministrit Hysen Durmishi kanë përfituar edhe dy tenderë.
Fjala është për kompaninë "Bageri", e cila mbrëmë u raportua se ka përfituar dy tenderë nga Ministria e Infrastrukturës.
Olluri ka pyetur nëse në këtë rast mund të ndërhyjë edhe Byroja për Konfiskimin e Pasurisë.
“A guxon kjo Byroja… me ia konfisku shokut te Hysenit karrigen e kuqe? Apo ky vazhdon komoditetin si Boss gjate qeverisjes Krejt dhe Drejt?”, ka shkruar Parim Olluri.