Doktori kosovar i zhgënjyer me shtetin: Konkurset për punë të politizuara, mendoj të iki nga vendi
Ka kryer vite të tëra studim në mjekësi. Por hairin gjithë investimit në drejtimin e mejëksisë siç duket nuk po ia sheh Ylber Selmani, doktor nga komuna e Lipjanit.
Ai thotë se po e ka të pamundur që të gjejë punën në profesionin e tij në komunën e Lipjanit. E duke mos mundur që të gjejë punë në vendlindje, ai po e paralajmëron ikjen nga Kosova.
“..një sqarim për të gjithë ata mjekët e përgjithshëm : Mos aplikoni , mos u mundoni kot sepse Konkurset për Mjekë të përgjithshëm në komunën e Lipjanit i kontrollojnë dhe manipulojnë duke filluar nga Kryetari i Komunës : Imri Ahmeti, vartësi i tij, Drejtori i shëndetësisë Shkelzen Hajdini...”, ka shkruar Selmani duke shprehur pakënaqësitë e tij rreth konkursit për mjek në Lipjan.
Si rrjedhojë ai e përmend edhe largimin nga vendi- si shumë koleg të tij.
“By the way, unë Vetëm hijen e kam në këtë vend, mirpo këtë shprehje të mllefit e bëra për hir të Mjekëve të rinjë( dhe atyre që do të vinë pas!) - ikni sa më shpejtë nga ky vend ,: në USA, Kanad, Gjermani , Zeland të re , Australi ose në “Nowhere Land” vetëm këtu mos rrini!”, ka shkruar ky mjek.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në komunën e Lipjanit, Shkelzen Hajdini pas këtye akuzave tha se kryetari e as ai nuk përfshihen në vlerësimet profesionale të komisionit vlerësues.
“Konkursi ka qenë i hapur për të gjithë të interesuarit, secili mund të aplikoj sipas ligjit në fuqi unë nuk mund të përzihem në vlerësimet profesionale të komisionit vlerësues. Konsideroj që më të mirët janë zgjedhur sepse komisioni janë kompetent”, tha Hajdini për Insajderin.
E vendi tashmë po vuan nga mungesa e punonjësve shëndetësor. Vetëm gjatë këtij viti, qindra mjekë e infermierë e kanë lënë punën e sektorit publik por edhe kanë ikur nga Kosova për në vendet perendimore, aty ku kushtet e punës e paga janë shumë më të majme se sa në Kosovë.
E për ta kthyer ‘trurin’-, pra mjekët në Kosovë është angazhuar edhe vet kryeministri Kurti. Ai si drejtues i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësinë në mbledhjen e mbajtur të mërkurën mbrëma ka ritheksuar se shteti po punon për t’i rikthyer mjekët kosovar që të punojnë në vendlindje.
Kurti gjatë fjalimit të tij ka theksuar dy udhëzimet administrative të miratuara që nga themelimi i këtij komisioni.
Sipas tij, udhëzimi i parë – përmes licencimit të profesionistëve shëndetësor të mërgatës dhe të huaj synohet të lehtësohet ardhja e tyre në Kosovë për të ofruar shërbime shëndetësore./Nacionale.com/

