DJ Kosovar humbi jetën në aksidentin e rëndë në Itali: Ferrari po vozitej rreth 200km/h - NACIONALE

DJ Kosovar humbi jetën në aksidentin e rëndë në Itali: Ferrari po vozitej rreth 200km/h

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Një makinë e copëtuar, flake, dy persona teksa digjeshin brenda. Kështu e nis artikullin e vet gazeta e njohur Blick.

Si pasojë e një aksidenti fatal që ndodhi të dielën në Itali, dyshohet se ka humbur jetën një DJ me prejardhje nga Kosova.

Sipas raportimeve, viktima është nga Juniku, dhe bëhet fjalë për Hysni Qestajn, i njohur si “Dj Style Q”.

Mediat nga Italia raportojnë se vetura Ferrati ka pasur shpejtësi mbi 200km/h në momentin kur ka rrëshqitur në rrugën e lagur, dhe është përplasur në anësoret e rrugës.

Ferrari me targa të Zvicrës më pas ka shpërthyer në flake. Blick shkruan se DJ përfundi ndejën në një klub në kantonin e Valais, dhe më pas u nis për në Itali.

Vëllai i të ndjerit ka treguar për gazetën Blic se vetura Ferrari ka qenë në pronësi të vëllait të tji.

“Është e vështirë ta shprehësh me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaj atë me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që njoh.”

Ekziston edhe një shqetësim i madh për vdekjen e tij në rrjetet sociale.

Vëllai i viktimës nuk ka informata si ndodhi aksidenti, apo kush po voziste. Sipas burimeve, viktimë është edhe një grua.

“Për momentin nuk kemi marrë shumë informacion nga policia. Vëllai im tjetër, i cili jeton në Itali, tani kujdeset për gjithçka. Jemi duke pritur ADN-në”, tha ai.

Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi është i komplikuar pasi të vdekurit kanë shkallë të tmerrshme të djegies.

Lajme të ngjashme