Dhuna në familje: Për një javë, vetëm një burrë rrahet nga gruaja – 19 gra nga burrat - NACIONALE

Dhuna në familje: Për një javë, vetëm një burrë rrahet nga gruaja – 19 gra nga burrat

3 vjet më parë

nga Trina Zuka

Në intervalin një-javor në vend janë raportuar 30 raste të dhunës në familje, në qytete e fshatra të ndryshme të Kosovës.

Nga gjithsej 30 raste, numri më i madh i raportimeve ne policinë e Kosovës është i grave ankuese për dhunë nga burrat e tyre, siç ndodh zakonisht.

Ndërsa pak ka raste kur burrat kanë raportuar gjininë e kundërt për këtë fenomen shqetësues. Një i tillë kur gruaja i ka shkaktuar lëndime burrit u shënua më 29 qershor në Prizren.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë raportuar 10 raste në Prishtinë, Lipjan, Gjilan Fushë Kosovë Malishevë, Shtërpc e Mitrovicë.

Nga të gjitha raportimet rastet më të shumta janë kur burrat kanë ushtruar dhunë fizike e psiqike mbi to, ose 19 sosh.

Ndërsa gjatë ditëve të tjera në Gjilan djali ka sulmuar nënën dhe babain e tij.

Në Shtërpce djali është fjalosur me familjarët e tij dhe ka demoluar shtepinë duke thyer gjëra.

Në Zvecan nëna është kanosur me jetë nga djali i saj.

Ndërsa në Mitrovicë e Gjilan djali ka ushtruar dhunë mbi motrën e familjarët.

Dhe krejt një rast është kur burri është kanosuar nga gruaja.

Raporti i policsë:

3 korrik: Gruaja është rrahur nga burri i saj/ Prishtinë

3 korrik: Gruaja është rrahur nga bashkëshorti/ Lipjan

3 korrik: Gruaja është rrahur nga bashkëshorti/ Fushë Kosovë

3 korrik: Gruaja është kërcënuar me mesazh nga burri/ Gjilan

3 korrik: Burri ka sulmuar fizikisht nënën dhe babain e tij/ Gjilan

3 korrik: Burri ka sulmuar familjarët/ Gjilan

3 korrik: Burri është fjalosur me familjarët dhe pastaj ka demoluar shtëpinë/ Shtërpc

3 korrik: Burri ka shkaktuar dhunë në familjen e tij/ Mitrovicë

3 korrik: Nëna është kanosur me jetë nga djali i saj/ Zveçan

3 korrik: Vëllai ka sulmuar motrën/ Mitrovicë

2 korrik: Gruaja është sulmuar nga burri/ Prishtinë

2 korrik: Gruaja është sulmuar nga burri/ Gllogoc

2 korrik: Vëllai ka rrahur motrën/ Mitrovicë

1 korrik: Një femër e ka sulmuar një femër tjetër/ Prishtinë

30 qershor: Gruaja është sulmuar nga burri/ Viti

30 qershor: Djali ka ushtruar dhunë në familje ndaj prindërve/ Gjilan

30 qershor: Gruaja është sulmuar nga bashkëshorti/ Shtime

30 qershor: Gruaja është sulmuar nga burri/ Prizren

30 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti/ Vushtrri

29 qershor: Gruaja është kanosur nga një burrë/ Prishtinë

29 qershor: Burrë e grua janë rrahur me njëri tjetrin/ Lipjan

29 qershor: Një burrë është kanosur nga një femër/ Ferizaj

29 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri/ Suharekë

29 qershor: Femra i ka shkaktuar lëndime një mashkulli/ Prizren

29 qershor: Gruaja është sulmuar nga burri/ Dragash

28 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri/ Prishtinë

28 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri/ Lipjan

28 qershor: Gruaja është sulmuar nga burri/ Fushë Kosovë

28 qershor: Gruaja është kanosur verbalisht nga burri/ Gjakovë

28 qershor: Dy femra janë sulmuar fizikisht nga një burrë/ Rahovec

Lajme të ngjashme