Çmimet në rritje: Qumështi, orizi, makaronat, vaji e mielli shtrenjtohen brenda ditës - NACIONALE

Çmimet në rritje: Qumështi, orizi, makaronat, vaji e mielli shtrenjtohen brenda ditës

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Kosova po përballet me kriza të shumëfishta. Kriza energjetike, kriza ekonomike, greva nga sindikatat, e rritja e çmimeve të produkteve janë veç disa prej problemeve me të cilat ballafaqohen kosovarët. Madje inflacioni, që shkoi në 14,2% në korrik sipas ASK-së, ka vazhduar të ndikojë në çmimet mesatare të produkteve.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, që po përballet me probleme në uebfaqen e tyre për shkak të sulmeve kibernetike, ka publikuar çmimet mesatare të artikujve në katër ditët e fundit.

Në tabelën e titulluar “Çmimet ditore për atikujt bazik”, ASK ka treguar lëvizjen e çmimeve për shumicën e produkteve bazike.

Ndërmjet datave 2 dhe 6 shtator, ka pasur rritje të çmimeve në disa produkte, por edhe rënie në disa të tjerë.

Më së shumti u shtrejntua orizi.

Më 2 shtator, orizi mesatarisht kushtonte 1 euro e 15 centë sipas ASK-së, ndërsa më 6 shtator, pra saktësisht 4 ditë më vonë, çmimi i orizit “flutori” në 1 euro e 33 cent. Për katër ditë, orizi u shtrejntua për 18 centë.

Ndërsa çmimi mesatar i makaronave u shtrejntua për 5 centë brenda 4 ditëve.

Më 2 shtator, sipas ASK-së, çmimi mesatar i makaronave ishte 91 centë, ndërsa më 6 shtator, 500 gramë makarona kushtojnë 96 centë.

Edhe mielli u shtrejntua për 4 centë, ndërsa ajka u shtrejntua për 17 centë për katër ditë.

Siç shihet në tabelën e ofruar nga ASK, 33 centë më shtrejntë kushton kafja e bluar.

Qumsht i freskët vendor është shtrejntuar për 2 centë.

Për fat të mirë, disa produkte kanë pësuar ulje të çmimeve.

P.sh. mishi i bardhë zogu është ulur për nga çmimi brenda katër ditëve.

Po ashtu edhe vezët janë liruar për 20 centë brenda pak ditëve, ndërsa patatja kushton për 8 centë më lirë.

E lajm i mire, nëse mund të cilësohet i tillë, është edhe mos lëvizja në çmim e cigareve Malboro.

Nacionale ka vizituar disa markete, e ku është vërejtur shtrejntimi i madh në qumësht.

Çmimi më i lirë i qumështin sot (datë 8 shtator) është 1 euro e 29 centë, ndërsa çmimi më i shtrejnt është 1 euro e 65 centë.

Pakoja kundër inflacionit

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti prezantoi pakon e re financiare prej 150 milionë euro, e cila sipas shefit të ekzekutivimit është dizajnuar për t’i ndihmuar qytetarët në krizën e inflacionit.

Në një konferencë për media, ai njoftoi se do t’u dalë në ndihmë disa kategorive shoqërore me nga 50 dhe 100 euro, dhe me subvencione për energjinë elektrike dhe sektorin privat.

Pako e re financiare e Qëverisë vjen në kohën kur po vazhdon greva e sindikatave të puntorëve.

Nga kjo pako, në vlerë prej 150 milionë euro, punëtorët e sektorit publik do të ndihmohen me nga 50 euro, për çdo muaj të këtij viti fiskal, pensionistët, studentët, punëtorët e ndërmarrjeve publike me 100 euro.

Më këtë pako, Qeveria synon të kompensojë inflacionin në çmimet e materialit ndërtimor.

Nga Lidhja Demokratike e Partia Demokratike e Kosovës, ditë më parë vlerësuan se pako e re financiare nuk zgjidh problemet e qytetarëve të shkaktuara nga kriza e inflacionit të lartë më të cilin po përballet vendi, por ka qellim blerjen e paqës sociale.

“Ndarja e 50 eurove dhe 100 eurove për kategori të caktuar shoqërore nuk i tejkalon problemet e qytetarëve që po iu rëndohet jeta me greva, me reduktime të energjisë elektrike dhe me rritje të çmimeve të të gjitha produkteve. Qeveria duhet të procedojë sa më shpejtë Ligjin e Pagave në Parlament, të nisë dialogun social me sindikatat për të zbutur sadopak situatën e rënduar ekonomike”, theksoi Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së.

Pas publikimit, erdhi një shpjegim i çuditshëm nga ana e Ministrisë së Financave, Hekuran Murati, duke krahasuar pakon ndihmëse të Kosovës me atë të Gjermanisë.

Madje, ai mori edhe mundin që t’i tregojë ngjashmëritë dhe jo vetëm. Duke shikuar në përqindje, pakoja e qeverisë kosovare është më e lartë për 0.2% të GDP-së respektive.

Lajme të ngjashme