Artisiti që me ngulm po i kërkon Vjosa Osmanit të reagojë për Calin, edhe pas 24 orëve me “vonesë”
Aktori Jeton Zogjani, ka komentuar mos-reagimin e Presidentës, Vjosa Osmani, pas dënimit të ish-komandatit të UÇK-së, Sali Mustafës.
Zogjani përmes një postimi në Facebook ka treguar se herë pas herë është duke e kontrolluar profilin e Osmanit, pro e njëjta nuk ka hedhur asnjë shkronjë rreth kësaj.
“Herë-pas-here po e kqyri profilin e Presidentes mos ja piti sorra mete e me e shkru naj shkronje për Cali, ncuk nuk e bënë! UINTET”, ka shkruar ai.
Rreth kësaj ka reaguar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku me një postim të premten mbrëma, e bëri të qartë qëndrimin e tij kundrejt vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, që janë me seli në Hagë.
Duke e krahasuar vendimin ndaj Mustafës me dënimet ndaj pjesëmarrësve në masakrën e familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu, Kurti e quajti vendim “indinjues.”
“E megjithatë ata kanë marrë dënime shumë më të lehta se ai që iu dha sot Salih Mustafës, i cili ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për të çliruar vendin e vet.
Ky verdikt është indinjues. Cili është mesazhi që i jep ky verdikt ukrainasve që sot luftojnë kundër agresorit?” – shkroi ndër të tjera ai.
Sot gjatë ditës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më konkretisht zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, u deklarua për çështjen e aktgjykimit të Sepciales. Ned Price, zëdhënës i DASH-it, përmes një deklaratë për media, sqaroi se ShBA-të e “mirëpresin verdiktin” në rastin kundër Salih Mustafës, ish-komandant Cali.