Arrestohet dy persona në Deçan, dëbuan familjarët nga shtëpia dhe ushtruan dhunë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar për një rast që ka ndodhur në fshatin Strellc të Deçanit për dhunë në familje.
PK ka bërë të ditur se menjëherë kanë dal në vendin e ngjarje dhe bëhet e ditur se viktimat kanë deklaruar se janë dëbuar nga shtëpia nga të dyshuarit, familjarë të tyre.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, me datë 03.01.2024, ёshtё njoftuar se nё fshatin Strellc-Deçan, ka ndodhur njё rast “Dhunё nё familje”, me tё marrё informatёn njёsitet pёrkatёse tё Stacionit Policor nё Deçan, kanё shkuar nё vendin e ngjarjёs, aty kanё kontaktuar me viktimat tё cilёt deklarojnё se janё dёbuar nga shtёpia nga tё dyshuarit (familjarё tё tyre).” – thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se policia ka arrestuar të dyshuarit të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Policia menjёherё ka arrestuar tё dyshuarit tё cilёt pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48- orё.” – thuhet në njoftim
Gjithashtu, pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor nё Deçan, dhe nё koordinim me prokurorin e shtetit sot me datё 04.01.2024, ёshtё kryer kontroll-bastisje ne adresën e personave tё dyshuar dhe tek te njëjtit janё gjetur dhe sekuestruar:
• Njё (1) pistoletё Sig Sauer 9x19 mm, armё e cila kishte leje përkatëse
• Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
• Tridhjetё e tre (33) fishekt kal. 9x19mm
• Njё (1) pushkё e gjatё Mossberg me dylbi kal: 30-06 SPRG, armё e cila kishte leje pёrkatёsё.
• Njёzet (20) fishek tё sё njejtёs armё.
• Njё (1) armё AK-47
• Dy (2) karikator i sё njejtёs arme
• Njёqind e njёzet e njё (121) fishek kal: 7.62x39 mm