Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohen për dhunë në familje dhe sulm
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj nën dyshimin për dhunë në familje dhe sulm.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, “dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se janë përleshur fizikisht mes vete dhe njëri nga të dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij.”
Njëri nga të dyshuarit ka pranuar trajtim mjeksor.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE & SULM
Ferizaj 02.09.2023 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se janë përleshur fizikisht mes vete dhe njëri nga të dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendin të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
