Analisti Haliti pret pronocimin e Fitore Pacollit për deklaratat e Escobarit - NACIONALE

Analisti Haliti pret pronocimin e Fitore Pacollit për deklaratat e Escobarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i zhvillimeve politike, Afrim Haliti ka ironizuar me deputetën e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e cila njihet për deklarata për secilën temë në vend.

Haliti duke ironizuar ka thënë se nuk ka ndonjë mendim për deklarimin e emisarit të SHBA-ve, Gabriel Escobar për situatën në veri dhe Asociacionin.

Ai ka thënë se po pret që të prononcohet deputetja Fitore Pacolli.

Unë nuk kam ndonjë mendim për deklaratën e Escobarit, të pakten jo pa u prononcu edhe Fitore Pacolli”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe vartës të pushtetit kanë kundërshtuar shpeshherë edhe deklarimet e zyrtarëve të lartë amerikanë.

Lajme të ngjashme