Aktori Lajçi shpërndan gjuhë të urrejtjes, sulmon opozitën: "Po i rrehin teneqet analfabetët, ku janë 50 mijë veteranë?" - NACIONALE

Aktori Lajçi shpërndan gjuhë të urrejtjes, sulmon opozitën: "Po i rrehin teneqet analfabetët, ku janë 50 mijë veteranë?"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktori Çun Lajçi, me gjuhë të papërmbajtshme ka sulmua partitë opozitarë dhe liderët e tyre, të cilët i ka akuzuar rëndë për kritikat e tyre ndaj Qeverisë Kurti.

Lajçi i ka dalë në ndihmë kryeministrit Kurti teksa ka thënë se liderët opozitar nuk kanë problem veriun e vendit, por interesin e tyre.

Ku i kemi do Gjenerala lufte që s'e ndihmojnë Kryeministrin e Presidentën, po shajnë e nemin! Dhe çka don ky rritmi i rrugëve që belbëzon e shkumon?”, ka shkruari ai ndër të tjera në Facebook.

Shkrimi i plotë i tij:

Dhe po i mëshojnë samarit, se kalit s'po guxojnë!?

"Albini e shkatërroi Kosovën" po trumpetojnë, jo Serbia, jo Vuçiqi, jo Rakiqi! MoZot! Ata janë engjëj! Albini e shkatërroi të shkatërruemen njizetëvjeçare!

Dhe po i rrehin teneqet analfabetët, injorantët e samarin po ia bajnë copë-copë.

Njiherë i than ik se na prishe me Amerikën, mbramë po thoshin hap rrugë se na prishe me Serbinë. Sikur nuk i patën shokë edhe Rakiqin edhe Radojçiqin. Sikur s' po shifen në foto me kriminelët e Veriut!

Edhe ma mjerim s'ke me pa more Ragip Rugova, po ta thotë ky artisti yt! Lufta po kërset prandaj alarmohen trimat e pallateve luksoze, se ato mund të digjen e prap kthehen n'samarin e magarit! Kjo asht brenga e tyne, jo e Veriut që po grabitet si Krimeja!

Ku i keni 50 mijë veteranët që si mobilizoni ju komandanta, po Albinin po doni me përbi?

Ku i kemi do Gjenerala lufte që s'e ndihmojnë Kryeministrin e Presidentën, po shajnë e nemin! Dhe çka don ky rritmi i rrugëve që belbëzon e shkumon?

Për kend do t'bahet Kryeministër ky?

Për Veriun e Rakiqit???

Me ket kastë atorësh as nuk bahet filmi as nuk shkruhet drama!

Mjerim bre!

Lajme të ngjashme