Paqe, paqe dhe veç paqe: Çka po thonë serbët në fjalimet e tyre në veri?
Deri tash, fjalimet e folësve në tubimin e thirrur nga Lista Serbe ishin përgjithësisht paqësore dhe nuk shpërndanin gjuhë urrejtëse në baza etnike.
Ky tubim nisi me disa qindra të mbledhur që këndonin himnin e Republikës së Serbisë. Por, fjalime filluan të mbanin njerëz që nuk ishin të përfshirë në jetën politike.
Folën drejtues universitetesh e spitale, derisa vetëm në fund iu dha fjala drejtuesve politikë të Listës Serbe.
Të parët përmendën "pengesat" që (sic) iu bënte Kosova në avancime e në punë të ndryshme.
Por, më të ashpër ishin drejtuesit e Listës Serbe si Goran Rakiq e Igor Simiq.
Rakiq përmendi vazhdimisht paqen, por pa ofruar prova denoncoi Kosovën si palë destruktive.
“Për nëntë vjet i dhamë një rast Marrëveshjes së Brukselit, fatkeqësisht nuk ia dolëm. Sot në mëngjes zyrtarisht dorëzuam dorëheqjet. Lufta jonë vazhdon, do të jetë vetëm në një formë tjetër,” - u shpreh z. Rakiq.

"Paqe, paqe dhe vetëm paqe," - tha më tej ai.
Protesta e përfaqësuesve serbë dukej më shumë e drejtuar ndaj bashkësisë ndërkombëtare se sa ndaj institucioneve të Kosovës.
