Aktivist Zogiani gjen "provat" kundër Rrahman Jasharajn: Mund t'i ketë zhdukur 300 mijë euro në vit
Edhe aktivisti i Vetëvendosjes, Avni Zogiani, ka sulmuar me të njëjtat fjalë si Hekuran Murati kryesindikalsitin Rrahman Jasharaj!
“Nga viti 2017, rreth 300 mijë euro çdo vit nuk janë raportuar nga SBAShK! Pra, mund të jenë zhdukur diku.” – ka shkruar z. Jasharaj në profilin e tij në Facebook.
Për fat të keq, as z. Zogiani – ashtu si Hekuran Murati – nuk kanë ofruar prova për të mbështetur këto pretendime.
Në një prononcim të mëhershëm, z. Jasharaj ishte shprehur se aktivitetet në të cilat ka marrë pjesë sindikata dhe punëtorët e arsimit kanë qenë të publikuara. Ndër to, ishin edhe shumë trajnime por edhe shumë aktivitete bregdetare.
Nacionale do të provojë gjatë ditës që të marrë një qëndrim nga ana e SBAShK për këto pretendime.
Statusi i plotë:
Nga viti 2017, rreth 300 mije euro çdo vit nuk jane raportuar nga SBAShK! Pra, mund te jene zhdukur diku.
Interesant si s'po iu le pershtypje kjo fare mediave ne Kosove!
Prokuroria as qe behet fjale!