"Ajo quhej Liridona Ademaj": Nis fushata në Facebook që gruas së vrarë t'i mos i referohemi me mbiemrin Murseli - NACIONALE

"Ajo quhej Liridona Ademaj": Nis fushata në Facebook që gruas së vrarë t'i mos i referohemi me mbiemrin Murseli

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Ajo quhet Liridona Ademaj” është fushata që ka nisur pas vrasjes së Liridona Ademajt të mërkurën.

Fotografinë tashmë të përdorur shumë e ka përgatitur Besa Domi, aktiviste, të cilën fotografi e ka postuar edhe në profilin e saj.

Flutura Kusari ka publikuar një fotografi, përmes së cilës ka thënë se “Ajo quhet Liridona Ademaj”, dhe jo Liridona Murseli.

I arrestuar në lidhje me këtë rast, është edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, duke përfshirë këtu edhe dorasin.

Ndërkohë, për Gazetën Nacionale Prokurorja e rastit, Besa Limani, e cila ka thënë se ende nuk është caktuar se kur do të mbahet seanca.

Unë jam Prokurorja e rastit, po do të kërkojmë 30 ditë paraburgim, ende nuk e dimë se kur do të mbahet seanca, dhe ajo do të mbahet sipas ligjeve dhe afateve të parapara që janë në procedurë penale. Nuk e di saktë, sepse ende jemi në fillim dhe këta janë të ndaluar për momentin.” – ka bërë të ditur Limani për Nacionalen.

Lajme të ngjashme