Ahmeti, Kurtit: Në opozitë të pëlqejnë grevat, në pushtet të duket që po t’i organizon opozita - NACIONALE

Ahmeti, Kurtit: Në opozitë të pëlqejnë grevat, në pushtet të duket që po t’i organizon opozita

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me kryeministri Albin Kurti, i cili tani po e kundërshton grevën e BSPK-së.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se kur je në opozitë të pëlqejnë grevat, ndërsa kur je në pushtet të duhet që po t’i organizon opozita.

“Kur je në opozitë të pëlqejnë grevat, të duken të drejta dhe i ndihmon. Kur je në pushtet të duket që ti ka organizu opozita me shërbimet me të rrëzu!”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme