Abdixhiku: Kërkesat e grevistëve për dialog, legjitime - NACIONALE

Abdixhiku: Kërkesat e grevistëve për dialog, legjitime

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kërkesat e grevistëve janë legjitime.

Ai kritikoi kryeministrin Kurti duke thënë se polarizimet që i kishte prej opozitari, po i sjell edhe tani, veçse tash problemet janë më të mëdha.

"Gjykatat do ta verifikojnë nëse kanë të drejtë t'ua ndalin pagat. Por, jo gjithçka ligjore është morale. Qeveria nuk duhet të vazhdojë me sanksione. Këtë krizë të panevojshme duhet ta kalojmë me dinjitet.

Politika nuk duhet bërë ndryshe. Duhet të diskutohet. Deri më sot nuk kam takuar përfaqësues të sindikatave, por do të takohemi nesër. Do të flasim. Kërkesat e tyre për dialog janë legjitime", tha ndër të tjerash i pari i LDK-së në Pressing.

Lajme të ngjashme