"A po doni edhe n'deti?" Analisti tallet me qëndrimin e pushtetit për 'kërkesën personale të Sekretarit Blinken"
Analisti Agon Maliqi ka bërë një koment të shkurtër sarkastik në lidhje me qëndrimin e pushtetit për mos-shtyrjen e afatit për targat.
Ai ka nënkuptuar se këto qëndrime të pushtetit janë joserioze duke i ilustruar me fjalitë në vijim:
“Nuk dojna me e shty afatin e targave qysh po lypni se jena vend sovran, ama presim prej juve me na ndihmu për njohje dhe me hy në NATO.” – shkroi Maliqi.
Analisti e përdori një tallje popullore për të treguar atë që sipas tij shpreh joseriozitetin e këtij qëndrimi:
“Ok. A po doni edhe në deti?”
Vlen të kujtojmë se ndërmjetësi Gabriel Escobar ka kërkuar në mënyrë ekplicite shtyrjen e afatit për vënien në zbatim të vendimit për targa për 10 muaj. Ai kishte thënë se kjo ishte kërkesë personale e Sekretarit amerikan Antony Blinken.
