Zyrtari serb pas dorëheqjes: Kam frikë që ma djegin shtëpinë - NACIONALE

Zyrtari serb pas dorëheqjes: Kam frikë që ma djegin shtëpinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarët serb pas ngjarjeve të fundit që ndodhën në veri dhanë dorëheqje nga postet e tyre.

Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, jo të gjithë ata që dhanë dorëheqje dhanë nga dëshira e tyre.

Sipas kësaj gazete shumë pjesëtarë të komunitetit serb dorëheqjet i kanë ofruar edhe si rrjedhojë e presioneve dhe kërcënimeve nga strukturat paralele serbe.

Këtë gjë gazetës “La Repubblica” ia konfirmoi edhe Bojan, i cili punonte në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Po, edhe për këtë arsye kam ofruar dorëheqje nga inspektori i Ministrisë së Ambientit. Kam frikë që ma djegin shtëpinë ose që gruaja ime të largohet nga puna pa kurrfarë arsye”, saktësoi ai.

Lajme të ngjashme