Zyrtari i NISMA-s me plot bindje: Fatmir Limaj do të jetë kryeministër i ardhshëm
Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Albert Maxhuni ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
Në një paraqitje në Radio Prishtina, ai ka thënë se "shefi" i tij, Fatmir Limaj e meriton të jetë kryeministër i vendit.
Jo vetëm kaq. Ai beson se do të bëhet njëmend, ndërsa ftoi kreun aktual të ekzekutivit që të hapë krahun.
“Nisma në zgjedhjet e ardhshme do ta ketë kryeministrin, Fatmir Limaj meriton të jetë kryerministër i vendit tonë, ka shumë arsye për këtë, është njëri i projekteve të mëdha.
Famir Limaj do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, duhet vendit, nuk ka të dytë.Shpresojë sa më parë, që kjo Qeveri të hap krahun sepse përtej keqmenaxhimit që janë duke bërë, do të jenë të pariparueshme dëmet që ja kanë shkaktuar në këto dy vite”, tha ndër tjerash Maxhuni.
