Zvogëlimi i mëtejmë i pranisë së njësive speciale në veri, Lajçak e mirëpret: "Hap i rëndësishëm" - NACIONALE

Zvogëlimi i mëtejmë i pranisë së njësive speciale në veri, Lajçak e mirëpret: "Hap i rëndësishëm"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Largimi e rradhës prej edhe 25 për qind të pranisë së njësive speciale “në dhe rreth” ndërtesave komunale në pjesën veriore të vendit, e ka mirëpritur dhe e ka quajtur “hap të rëndësishëm drejt shtensionimit të plotë”, Ndërmjetësia i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

E mirëpres vlerësimin e sotëm të parë të përbashkët të sigurisë mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe NATO-s siç jemi pajtuar në Bratisllavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit të plotë të situatës në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ishte Policia e Kosovës ajo që sot njoftoi për takimin koordinues të tre operatorëve të sigurisë në veri, ku u diskutua për reduktimin e dytë të asaj që është quajtur “reduktim 25%” i pranisë së njësive speciale policore.

“Policia e Kosovës në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore në interes të sigurisë publike në vend, si dhe me qëllim të zbatimit të dakordimeve të arritura në Bratisllavë me 10 korrik 2023, në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, saktësisht hapit dy të këtij dakordimi, me këtë rast është mbajtur takimi punues mes Policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR për vlerësim të situatës së sigurisë, në dhe përreth ndërtesave komunale të komunave veriore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë. Në kuptim të këtij konstatimi të përbashkët, nga nesër fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri”.

Ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX dhe KFOR, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore të Republikës se Kosovës”, njoftoi mes tjerash Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme