Zjarr në lagjen “4 Llullat” në Prshtinë – alarmohen banorët - NACIONALE

Zjarr në lagjen “4 Llullat” në Prshtinë – alarmohen banorët

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një veturë brenda në një garazhë dyshohet të ketë marr zjarr në rrugën “Bajram Kelmendi” në lagjen “Katër Llullat”.

Dhjetra banorë të kësaj lagje janë parë jashtë objektit ku ka shpërthyer zjarri, ndërkohë që policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave jo zyrtare, dyshohet për persona me lëndime të lehta që kanë pësuar nga tymi.

Në vend të ngjarjes është parë edhe ambulanca.

Lajme të ngjashme