“Zhgënyjese skenat e dhunës”: Ambasadori i BE-së reagonndaj përleshjeve në Kuvendin e Kosovës - NACIONALE

“Zhgënyjese skenat e dhunës”: Ambasadori i BE-së reagonndaj përleshjeve në Kuvendin e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skena zhgënyjese dhune”, i ka quajtur përleshjet fizike ndërmjet ministrave qeveritarë dhe deputetëve opozitarë të Partisë Demokratike, ambasadori i Bashkimit Evropian në Prishtinë, Thomas Szunyog përmes një cicërime në Twitter.

Szunyog u shpreh se Kuvendi “nuk është vend dhune” por “vend të për të diskutuar propozimet dhe politikat në mënyrë demokratike”.

Skena zhgënjyese dhune u panë sot në Kuvend (të Kosovës). Kuvendi nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozime dhe politika në mënyrë demokratike. Diskursi dhe shkëmbimi i ideve janë themeli bazik i një demokracie”, ka shkruar Szunyog.

Lajme të ngjashme