"Zhduken" analistët, por Duda Balje e Gramos Agusholli dalin me reagime homofobe - NACIONALE

"Zhduken" analistët, por Duda Balje e Gramos Agusholli dalin me reagime homofobe

3 vjet më parë

nga Arta Avdiu

Një pikturë e blerë nga Qeveria, që promovon liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, konkretisht lirinë seksuale, u kritikua ashpër nga deputetet e pushtetit, të cilët për dhunën ndaj grave ose krimeve të tjera, si në rastin e Spitalit në Pejë p.sh., heshtin.

Disi të heshtur sot janë treguar edhe analistët, të cilët nuk kanë shkruar aq shumë dhe aq shpesh si zakonisht. Por natyrisht nuk kanë munguar as "xhevahirët" e tyre, ndonëse në pakicë kësaj radhe. Ndoshta e premtja është ditë jo e preferueshme nga analistët, të cilët me "abstenimin" e tyre nga shkrimit paralajmërojnë "zhdukjen" e tyre edhe në vikend.

Dy ditë më parë u raportua për një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në spitalin e Pejës, ku një foshnje e porsalindur pa shenja jete është futur bashkë me çarçafë në lavatriçe. Për këta masakër nuk pati asnjë dorëheqje e as ndonjë reagim të denjë qytetar. Qeveria Kurti heshti, ndërsa analistët e afërt me pushtetin fajësuan njerëzit me probleme mendore.

Çmimi i parë të ngjarjes më të madhe të muzikës shqiptare, Festivali i Këngës në Radiotelevizionin e Shqipërisë (RTSH) shkoi për këngën e parë shqipe që i gëzohet lindjes së vajzës. Një gjë e mirë për një shoqëri që prinë në Evropë për aborte selektive, e kënduar nga ikona e muzikës shqiptare, Elsa Lila. Por në Eurovizion Shqipërinë do ta përfaqësojë artistja e re e talentuar nga Kosova, Albina Kelmendi, duke shpresuar që me ketë rast do të mbarojnë ankesat e kosovarëve se në Shqipëri nuk mund të fitojmë.

Statusi nr.1: Gramos Agusholli

Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu” seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë”, shkruan deputeti i Vetëvendosjes Gramos Agusholli.

Komenti jem:

Duke thënë "seksualiteti i dikujt", autori i normalizon format e tjera të seksualitetit (krahas hetero-seksualitetit). Sepse krejt beteja e atyre që luftojnë për të drejtat e LGBTIQ+ synon pranimin e preferencave sekusuale të LGBTIQ+ si "seksualitet". Është mirë që nuk po e quan orientimin seksual të tjetrit si sëmundje, duke zgjedhur t'i referohet si seksualitet. Ndoshta e ka bërë nga padija, por e inkurajoj ta bëjë përsëri.

Statusi nr.2: Duda Balje

“Po hajde tani, kjo është një foto për të cilën ministria ka dhënë 10 mijë euro!

Pa emocion ju pyes, se në cilën pjesë mund të shihet arti, kreativitet, bukuria këtu”, shkruan deputetja Duda Balje.

Komenti jem:

Duda Balje përfaqëson një komunitet pakicë në Kosovë, rrjedhimisht një komunitet të diskriminuar e të margjinalizuar nga shumica. Për më shumë, ajo është grua, zonja Balje ka dy identitete që shënjojnë diskriminimin, është krejtësisht e pakuptimtë se si është e mundur që Balje, që posedon dy identitete të shtypura (grua dhe pjesëtare e një komuniteti etnik pakicë), të ketë qëndrime të tilla homofobike. Duke pasur parasyshë përkatësinë e saj identitare, Balje do duhej të ishte personi që më së shumti mbron dhe solidarizohet me një komunitet të shtypur si komuniteti LGBTQ+.

Statusi nr.3: Xhevdet Pozhari

“Jemi vend i vogël për t'i pasur gjithë këta psikopata. Dhe, numri i tyre do të shtohet derisa në shoqërinë tonë sëmundjet mendore do të vazhdojnë të konsiderohen temë tabu”, shkruan Xhevdet Pozhari, në reagimin e tij për rastin e foshnjës e Pejë.

Komenti jem:

Pozhari nuk kërkon llogari nga Qeveria për një gjë të tillë. Është rasti i tretë i dështimit të Qeverisë sa i përketë shëndetësisë. Pra pas dhunës në qendrën rehabilituese nga një infermiereje, pas vrasjes në oborr të QKUK-së, tash kemi një krim tjetër në Pejë.

Përkundër problemeve të mëdha në sektorin e shendëtësisë, Kosova vazhdon të mos ketë edhe pas 2 muajeve ministër të Shëndetësisë. Por çfarë bën Pozhari? Atë në të cilën është kampion i padiskuteshëm: stigmatizon një kategori personash të cilët sulmohen, diskriminohen më së shumti. Pra ai stigmatizon njerëzit me probleme mendore. Pozhari me këtë postim bën shfajësimin e dhunuesve dhe stigmatizon individët që kanë probleme të tilla, duke e bërë një presupozim se personat me çrregullime mendore janë në vetëvete të dhunshëm. Në fakt, në shumicën e rasteve dhuna bëhet për pushtet dhe personat me probleme psikologjike janë viktima.

Statusi nr.4: Marenglen Rexhaj

“Duket sikur Elsa ka harruar që kësaj shoqërie i lind dielli e i hapet qielli, vetëm kur i lindin djem. Kësaj shoqerie kur i lindin vajza i fiken dritat e i errësohet arsyeja”, shkruan poeti Marenglen Rexhaj.

Komenti jem:

Ky padyshim është statusi më i mirë i ditës. Postimi i tij shpërfaqë më së miri hipokrizinë e shoqërisë tonë, standardet e dyfishta më të cilat kjo shoqëri i trajton gratë dhe burrat. Për atë çfarë burrat i lartëson, gratë i dënon. Kur burat bëjnë krime, ata arsyetohen dhe mbrohen, kur gratë jetojnë disa të drejta të tyre themelore, ato sulmohen. Gjithashtu, postimi tregon edhe një gjë, që kanga fituese e "Festivalit të Kangës" është këngë që i gëzohet lindjes së vajzës në një shoqëri që prinë me aborte selective, që i gëzohet vetëm lindjes së djemve.

Lajme të ngjashme