Zgjedhjet lokale, u.d Ambasadorja e ShBA-së: Bllokimi i partive të kualifikuara minon demokracinë
E ngaruara me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati, ka takuar partitë ish-opozitare të vendit dhe ka dërguar mesazhe për zgjedhjet lokale – për çka kërkoi “mosbllokim të partive të kualifikuara” për të marrë pjesë në zgjedhje.
Ndonëse nuk dihet nëse e kishte fjalën për Listën Serbe – këtë gjë ajo e tha në një intervistë ditëve të fundit për Gazetën Express.
“Këtë javë, e Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u takua me udhëheqësit e PDK-së, AAK-së dhe LDK-së për të theksuar një parim thelbësor demokratik: të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të votojnë për përfaqësuesit e tyre. Bllokimi i partive të kualifikuara përmes taktikave politike ose procedurale minon demokracinë.
E Ngarkuara Prattipati diskutoi gjithashtu me udhëheqësit e partive ngërçin në formimin e qeverisë. Udhëheqësit e Kosovës u zgjodhën për të zgjidhur sfidat me të cilat përballet vendi i tyre dhe e Ngarkuara Prattipati theksoi se ata duhet të punojnë së bashku për të përmbushur mandatin që populli i Kosovës u ka dhënë atyre”, shkroi ambasada.