Zgjedhjet: Cilat ishin ngjarjet që e karakterizuan këtë javë?
Nuk po ndalet debati për zgjedhjet e parakohshme. Edhe gjatë javës që po e lëmë pas, pati tentime që të shpërndahet Kuvendi i Kosovës për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të cilët i kërkon PDK-ja. Po ashtu, këtë javë, Kosova u kritikua për aksionin në veri të vendit si dhe u trondit me disa raste të plagosjeve.
Debati për zgjedhje
Gjatë kësaj jave, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, që është pajtuar me shkuarjen në zgjedhje, ka provuar përsëri që të bind edhe dy partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK për shpërndarje të Kuvendit.
Në këtë letër, Krasniqi ka ritheksuar qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.
“Në takimet e fundit që i kam zhvilluar me secilin lider të këtyre partive parlamentare, kam shprehur qëndrimin se zgjedhjet sot janë një domosdoshmëri qytetare dhe jo një dëshirë politike, andaj tani është koha që të veprojmë të koordinuar dhe me hapa konkret.” - është thënë mes të tjerave në letrën e shkruar nga Krasniqi.
E për këtë letër janë përgjigjur LDK-ja dhe AAK-ja.
Në një përgjigje për gazetën Nacionale, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, k thënë se ideator i vërtetë i kësaj nisme është Albin Kurti dhe jo PDK-ja.
Ai ka thënë se përgjigjen për këtë iniciativë ia kanë kthyer Kurtit.
“Përgjigjen dhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ia kemi kthyer tashmë ideatorit të vërtetë të kësaj nisme, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurtit” - ka thënë Mustafa.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se kjo parti do t`i përgjigjet zyrtarisht të hënën kryetari të PDK-së, Memli Krasniqi.
Në një prononcim për gazetën Nacionale, Tahiri ka thënë se qëndrimin i AAK-së për përfundimin e mandatit të Qeverisë Kurti është publik.
Ai ka thënë se AAK-ja dëshiron që kjo Qeveria ta përfundojë mandatin me dorëheqje ose me shkarkim.
“Të premten pasdite e kemi pranuar letrën e Kryetarit të PDK-së, z. Memli Krasniqi. Njoftimi me shkrim për pozicionin e tyre politik dhe kërkesën për koordinim ndër opozitar është hap i nevojshëm. Si parti gjithsesi se do t’i kthejmë një përgjigje e cila është në linjë me pozicionet tona tani publike. Qëndrimi ynë është se kjo qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me mocion për shkarkimin e saj, të propozuar nga AAK” - ka thënë ai.
Mbetet të shihet nëse partitë opozitare do të pajtohen për të çuar vendin në zgjedhje.
Kritikat ndaj Qeverisë
Bashkimi Evropian e Departamenti i amerikan i Shtetit, kanë kritikuar Qeverinë Kurti për aksionin në veri të vendit.
Në këtë askion u mbyllen disa pika të bankave kursimore ilegale serbe dhe ky aksioni ishte në kuadër të çështjes së ndalimit të dinarit.
Megjithatë ky aksion nuk i pëlqeu BE-së e DASh-it të cilët kritikuar qeverinë për veprime të njëanshme të cilat mund të tensionojnë gjendjen.
Kujtojmë se javën që po e lëmë pas, qyteti i Pejsë u trondit nga një palgosje. Në këtë rast u plagosën tre persona, ku njëri nga ta vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
I dyshuari për këtë rast është arrestuar.
Duhet të shtojmë se po këtë javë që po përfundon, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka miratuar rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, e cila ishte një nismë e Gjermanisë dhe Ruandës.
84 shtete kanë votuar për rezolutën, 19 kundër dhe 68 vota kanë qenë abstenim.
Miratimi i rezolutës është komentuar në Kosovë.